
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim se po tentohet të manipulohet gara për kreun e SPAK.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Spahiu u shpreh se Yuri Kim nuk ka vjedhur dhe abuzuar në vendin e saj, ndryshe nga sa kanë bërë tre liderët politikë në Shqipëri. Sipas tij, fati i vendit varet nga SPAK.
“Fakti që ambasadorja amerikane ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë do të thotë që çelësi i fatit të disa dosjeve do të varet nga kreu i ri i SPAK. Unë jam nga personat e paktë në media që besoj shumë te Yuri Kim. Unë mendoj që Yuri Kim e do më shumë Shqipërinë sesa Berisha, Meta dhe Edi Rama.
E do më shumë, se ajo në asnjë rast nuk ka përfituar dhe nuk ka rrjepur vendin e vet si këta. Këta kanë detyrimin se janë përfaqësues, të mos vjedhin vendin e tyre, ta duan dhe të jenë më patriot se Yuri Kim. Yuri Kim nuk i ka asnjë borxh Shqipërisë”, theksoi ai.