Politike11 Maj 2022, 14:00

Thirrjet ndaj SPAK, Berisha sfidon Ramën: Më dil para t’ja themi njëri-tjetrit të gjitha!

Shkruar nga Pamfleti
Thirrjet ndaj SPAK, Berisha sfidon Ramën: Më dil para t’ja themi

Ish kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në një debat publik.

Në përgjigje për gazetarët se përse nuk e padit kryeministrin për shpifje, Berisha tha se e fton atë në debat, për t’ia thënë njëri tjetrit në sy të gjitha.

“Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Kunati im s’ka marrë asnjë tender, i Ramës po. Të afërmit e mi s’kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një  debat publik para jush dhe t’ja themi njëri tjetrit të gjitha”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot publikisht nga organet e reja të drejtësisë që të hetohet ngjarja e “21 Janarit” dhe e “Gërdecit” të ndodhura gjatë qeverisjes së demokratëve.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se është dakord që 21 Janari të hetohet dhe rihetohet disa herë, por ai theksoi se sipas tij përgjegjësi kryesor në atë ngjarje është Rama, i cili në atë kohë si kryetar opozite kishte thirrur në bulevard protestuesit për të përmbushur, sipas Berishës, axhendën e tij politike.

Politike #Rama #Berisha #SPAK #Debat