Sport13 Shtator 2022, 16:53

“Thuaji hundëmadhit ta heqë dorën nga supi im”! Ish-agjenti i Maradonës zbulon skenën interesante nga takimi i Mbretit Çarls dhe legjendës argjentinase

Shkruar nga Pamfleti
“Thuaji hundëmadhit ta heqë dorën nga supi im”!

“Thuaji hundëmadhit ta heqë dorën nga supi im”! Ish-agjenti i Maradonës zbulon skenën interesante nga takimi i Mbretit Çarls dhe legjendës argjentinase

Guilermo Kopola, ish-agjenti i Diego Armando Maradonës, zbuloi pak kohë më parë një skenë interesante gjatë takimit të ish-futbollistit dhe ish-princit Çarls, tashmë i njohur si Mbreti Çarls III. Gjatë një pritjeje të organizuar në Buckingham Palace me rastin e lamtumirës futbollistike të Osvaldo Ardiles që luante për Totenhemin, ish-sulmuesi i Napolit ishte mjaft i ashpër ndaj djalit të mbretëreshës Elizabeth. “Kishte emocione të mëdha nga ana e të gjithëve.

Megjithatë, në një moment Diego më tha: “Thuaji këtij hundëmadhit të ma heqë dorën nga supi. Unë e pashë atë i habitur. Nuk dija çfarë të bëja, ajo hunda e madhe, siç e kishte quajtur Diego, ishte Princi Çarls”, – zbuloi agjenti

Sport Guilermo Kopola ish-agjenti i Diego Armando Maradonës Mbreti Çarlsi III