Showbiz19 Janar 2023, 14:36

“Ti flet budallallëqe more djalë”, Ronaldo përplaset me Oltën: Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë falsitetin tënd

Shkruar nga Pamfleti
“Ti flet budallallëqe more djalë”, Ronaldo përplaset

Marrëdhënia mes Oltës dhe Ronaldos nuk është aspak e mirë. Dyshja i hedhin vazhdimisht kunja njëri-tjetrit. Ndonëse në fillimet e “Big Brother” kishte një afrimitet mes tyre, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Ronaldo e pyeti Oltën nëse ajo e kishte bërë gati valixhen e rrobave apo akoma, duke qenë se është në nominim. Aktorja i tha se ajo nuk e bëri valixhen fare pasi e përjashtoi daljen nga shtëpia si opsion.

“Nuk dal se jam Prima Dona”, tha ajo.

Por ai ju kthye se shpreson që një ditë njerëzit ta kuptojnë se ajo është false.

Ronaldo: Pse je kaq e sigurtë që nuk del?

Olta: Sepse jam ‘Prima Dona’ shpirt. Si mund të dalë një Prima Dona domethënë, nuk e di?

Ronaldo: A mjafton të jesh ‘Prima Dona’, për të mos dalë nga shtëpia?

Olta: Po, mjafton!

Ronaldo: Shpresoj që njerëzit një ditë ta kuptojnë falsitetin tënd. Je fallco nga mëngjesi në darkë.

(Olta qesh)

Ronaldo: Qesh Olta, se ti ose qesh ose ikën.

Olta: Ti flet budallallëqe more djalë, çfarë të flas unë me ty?

Ronaldo: Ty të djegin të vërtetat e mia.

Showbiz #Olta Ronaldo