Sport18 Qershor 2018, 11:27

“Ti je në listën e zezë të Brazilit”, kërcënohet me jetë Valon Behrami

Shkruar nga Pamfleti
“Ti je në listën e zezë të Brazilit”,

“Ti je në listën e zezë të Brazilit”, kërcënohet me jetë Valon Behrami

Mbrëmjen e djeshme Brazili nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zvicrës. Tifozët e ‘’Seleçaos’’ nuk e kanë kapërdirë barazimin dhe kanë arritur deri aty sa të kërënojnë edhe futollistin shqiptar Valon Behrami.

Media zvicerane Uatson.ch thekson faktin se ndaj tij në rrjetin social Instagram kanë vërshuar komentet ku bie në sy edhe kërcënimi me vdekje.

Kërcënuesi 1: “Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”.

Kërcënuesi 2: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.

Kërcënuesi 3: “Nnëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

 

 

Sport futbollisti shqiptar i Zvicrës Valon Behrami