Ermal Meta, këngëtari i cili tashmë po bën karrierë në Itali do të jetë ndër protagonistët e mëdhenj të edicionit 2021 të Sanremos. Ai do të kthehet në Festival pas fitores së tij tre vite më parë, ndërsa këngëtari shqiptar foli sot për radion “Kiss Kiss” duke treguar se për kë skuadër bën tifo në Itali.
“Unë jam një tifoz i Napolit. Më zemëron shumë kur shoh ekipin kaq poshtë në renditje. Unë do ta këshilloja De Laurentis të mbante Gatuzon por edhe të forconte pak ekipin, sidomos në mesfushë. Të shohësh Ibrën në Napoli do të ishte e lezetshme. Por ne kemi nevojë për një mesfushë më të fortë, Laveci dhe Kavani më kanë emocionuar gjithmonë.
Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. E përshëndes De Laurentis i cili është padyshim presidenti im, unë do t’i thoja se “TI MUND TË JAPËSH MË SHUMË”. Midis fitores në Festival dhe kampionatit me Napolin do të zgjidhja këtë të fundit. Do të ishte e mrekullueshme”, përfundon Ermal Meta.