Aktualitet 4 Tetor 2018, 16:19

T’i paguajmë sa frëngu pulën shpifjet?! Edi “rrenacaku” sërish gënjen, pulat sot s’kushtojnë as 50 cent

Shkruar nga Pamfleti
T’i paguajmë sa frëngu pulën shpifjet?! Edi

Pas çdo skandali qeveria shqiptare, e cila është kthyer në mjeshtre bajate e “spindoctor” del me një version për të hedhur “tymnajë” mbi kokat e shqiptare.

Pas ngjarjes së që kishte protagonist djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për dhunë kryeministri Edi Rama, i cili nuk guxon as të komentojë në Facebook mbi këtë çështje, por përdor Twitterin, risolli  propozimin për një “paketë anti-shpifje”.

Një budallallëk, sepse askush nuk mund të ndëshkojë fjalën e lirë. Liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë, ndaj dhe perëndimi e ka dekriminalizuar shpifjen. Veçanërisht shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më.

Aq më tepër me burg, të cilën as Rama as askush nuk mund ta çojë nëpërmend dhe për këtë ai është mëse koshient.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat?Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën”, shkroi Rama në një “ciu-ciu” të tij mbrëmë.

“Sa frëngu pulën?!” Kryeministri Rama, i cili mbahet edhe si njeri i përditësuar duhet të dijë se kjo shprehje nuk kushton më. Po të dojë kryeministri i mbushim “kamionët me pula”, për t’u shlyer, se iu ka rënë kostoja shumë.

Ndaj shef Rama është mirë t’i lërë çoroditjet me “shashkat”, pasi vendi  ka nevojë urgjente për “erë shtet”

Qytetarëve iu kanë ardhur në majë të hundës pushtetarët rrenacakë dhe shteti i kriminalizuar. Ndaj dhe “rrenat” e medias janë si një pikë uji në oqean krahasuar me “thesin” e politikanëve.

Aktualitet