Sport26 Nëntor 2022, 18:07

Tifozet e “privilegjuara”/ Partneret e futbollistëve të Anglisë shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

Shkruar nga Pamfleti
Tifozet e “privilegjuara”/ Partneret e futbollistëve të

Tifozet e “privilegjuara”/ Partneret e futbollistëve të Anglisë shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

Botërori “Katar 2022” ka ardhur ndryshe për tifozët në krahasim me edicionet e mëparshme. Kjo për shkak të periudhës së dimrit në të cilën po zhvillohet, por edhe për çmimet e larta si dhe rregullat strikte të shtetit në Lindjen e Mesme. Të vetmit tifozë të privilegjuar që po e shijojnë në maksimum këtë Botëror janë ata anglezë, më saktësisht familjarët e lojtarëve të ekipit të Anglisë.

Ekipi anglez vendosi që të gjithë familjarët dhe të afërmit e lojtarëve të qendrojnë në një kroçerë gjigante të ankoruar në portet e kryeqytetit të Katarit, Doha. Kjo u bë për qëllim që ata të shmangin mundësinë e infektimit me Covid-19 si dhe të evitojnë problemet ligjore për konsumimin e alkoolit.

Kroçera ku po qendrojnë të dashurat, gratë dhe të afërmit e lojtarëve është “MSC World Europa”, një anije luksoze 75 metra e lartë dhe me një kapacitet prej 7000 pasagjerësh.

Sipas “The Sun”, kroçera ka 31 bare e restorante, dhjetëra xhakuzi me pamje nga deti, dyqane veshjesh apo sallone bukurie. Fitorja e parë e Anglisë kundër Iranit, ka “shfrenuar” të afërmit e lojtarëve anglezë të cilët festuan si të çmendur me alkool.

Fatura të majme, por që nuk përbëjnë problem për ta. Mediat britanike shkruajnë se një grup i madh i përbërë prej të dashurave dhe grave të lojtarëve anglezë nisën të porosisnin nga alkoolet më të shtrenjta, duke shpenzuar kështu më shumë se 20 mijë euro. Duket se ata kanë shfrytëzuar faktin që fatura e kroçerës në fund do të ndahet mes futbollistëve të përfaqësues angleze.

Sport bashkëshortet e futbollistëve të Anglisë Botërori "Katar 2022"