Sport 6 Tetor 2022, 22:44

Tifozët e Real Betis vandalizojnë qendrën e Romës, shkatërrojnë “Piazza del Popolo”

Shkruar nga Pamfleti
Tifozët e Real Betis vandalizojnë qendrën e Romës,

Tifozët e Real Betis vandalizojnë qendrën e Romës, shkatërrojnë “Piazza del Popolo”

Një Piazza del Popolo i pushtuar totalisht nga pisllëku i lënë nga tifozët e Betis. Ja çfarë kanë mundur të shohin qytetarët e Romës dhe turistët pasi tifozët spanjollë kaluan nëpër kryeqytet për ndeshjen e sotme në “Olimpico”.

Rreth 5 mijë tifozë të Betisit u mblodhën pasditen e sotme në qendër të Romës, duke lënë më pas një sasi të madhe mbeturinash në tokë dhe duke vandalizuar qendrën historike të qytetit, ndërkohë dyshohet se ata janë bashkuar dhe me ultras të Lacios.

Skena të ngjashme të turpshme në qytetin historik ishin parë në vitin 2015 me ardhjen e ultrasve të Fejnordit.

Dëshmitarët e kanë konsideruar të turpshëm këtë skenë dhe që gjetën sheshin në ato kushte.

Sport "Piazza del Popolo" sheshi i Romës tifozët e Real Betis