Aktualitet26 Mars 2018, 16:55

Tik Llallës i shpëton sh…rra në mbathje, njëlloj si Spartak Brahos?

Shkruar nga Pamfleti
Tik Llallës i shpëton sh…rra në mbathje, njëlloj si

Tik Llallës i shpëton sh…rra në mbathje, njëlloj si Spartak Brahos?

Spartak Braho nuk e mbylli me nder, karierën e tij politikë, të paktën sa i takon në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Kur flasim për nder, nuk e kemi fjalën për ndonjë veprim imoral, por për fjalët që u përhapen në Kuvend, se Baba Taku urinon në mbathje në mbledhjet e Komisioneve.

Patrueset ankoheshin për erën e keqe deri sa shikuan urinë në karrigen ku ulej Braho.

Baba Takut i falet për shkak të moshës, mund të ndodhin edhe probleme shëndetësore. I urojmë shëndet të plotë politikanit Braho.

Por edhe Adriatik Llalla, po urinon në mbathje. Atij po i shpëton shu…ra në brekë nga frika e arrestimit.

Zonja e Hekurt në drejtësi, Arta Marku, ka marrë zotim që të çojë prapa hekurave të gjithë të inkriminuarit në rradhët e politikës dhe të drejtësisë.

Adriatik Llalla, është ish-kryeprokurori, që SHBA-të i shpallën luftë.

Llalla, i cili i dha në duar LSI-së Prokurorinë, akuzohet se mbylli dosje të krimit, korrupsion, për pasurinë e tij marramëndëse si dhe për krim të organizuar.

Prokuroria e Durrësit, nisi hetimin për pasurinë e Llallës, sidomos pas shkrimit bombastik të Deutsche Welle.

Sheikut të Gramshit, po i ngushtohet laku. SHBA-të e kanë shpallur non-grata dhe i kanë bllokuar hyrjen në Amerikë.

Për momentin, Llalla po fshihet pas Presidencës dhe fustanit të Monikës.

Por Vettingu është i uritur për ‘peshq të mëdhenj’ dhe jo për cironka. Adriatik Llalla në fakt është peshkaqen, që ka bërë çfarë i ka dashur qejfi me Prokurorinë shqiptare.

Kryeprokurorja Arta Marku pati paralajmëruar kohë më parë nisjen e hetimeve për paraardhësin e saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. E ftuar pak ditë  në emisionin ‘Real Story’ Marku nuk e përjashtoi faktin se Llalla mund të hetohej, ndërsa u tregua tejet e rezervuar.

Ditën e sotme Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për ish-kryeprokurorin, për “pastrim parash”. Hetimi ka nisur në Durrës, ashtu siç e parashikon ligji, pasi është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori.

Për të nisur hetimet për Llallën janë marrë informacione nga ILDKPI, dhe zyrat notariale. Po ashtu mësohet se do të sekuestrohen kontratat e shitblerjeve të pasurive në kohën që Adriatik Llalla ishte Prokuror i Përgjithshëm.

Dosja do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit Donika Prela, ndërkohë që organi i akuzës në qytetin bregdetar ka kërkuar informacione nga disa institucione.

Burimet thanë se për ish-prokurorin e përgjithshëm, akuza e Durrësit ka kërkuar informacione nga Hipoteka, Tatimet si dhe ILDKPI e cila ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia.

Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”, shkruante dje Deutsche Welle.

Aktualitet njëlloj si Spartak Brahos? Tik Llallës i shpëton sh…rra në mbathje