Bota 1 Qershor 2018, 21:01

Tinëzia e serbëve, ua mbyllin rubinetin e ujit shqiptarëve, i lënë si mos më keq në periudhën më të mirë, atë të uj

Shkruar nga Pamfleti
Tinëzia e serbëve, ua mbyllin rubinetin e ujit shqiptarëve, i

Tinëzia e serbëve, ua mbyllin rubinetin e ujit shqiptarëve, i lënë si mos më keq në periudhën më të mirë, atë të ujitjes

Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i Gazivodës në Leposavic për në komunën e Mitrovicës, Vushtrisë e Prishtinës është ndërprerë nga serbët e veriut duke lënë fermerët pa ujë në kohën kur më së shumti iu duhet.

 

Drejtori i Ibër Lepencit për rajonin e Mitrovicës, Haki Jonuzi, ka konfirmuar për gazetën “Fokus” se uji është ndërprerë në pikën e furnzimit ndërsa u është thënë se atë e kanë ndalë serbët.

Ai  ka thënë se për këtë i kanë informuar organet kompetente ndërsa ende nuk është ndërmarrë asgjë.

“Drejtoria dhe Qeveria duhet të intervenojnë këtë rast, ne i kemi lajmëruar menjëherë”, ka thënë ai. Sipas Jonuzit dyshohet se përgjegjësi serb i pikës së furnizimit të pjesës jugore me ujë i ka vënë drynin mekanizmit që lëshon ujin dhe ka ikur në Beograd. “Drejtoria në Prishtinë na ka kthye përgjigje që kanë biseduar me zyrtarë serbë por ata e lëshojnë ujin ku te duan dhe e ndalin kur të duan. Po ashtu thuhet se zyrtari serb gjendet në Beograd dhe i ka vënë drynin pjesës ku lëshohet uji”, ka thënë ai.

 

 

I pari i Ibër Lepencit për rajonin e Mitrovicës ka thënë, gjithshtu, se me probleme të tilla janë ballafaqua edhe vitin e kaluar ndërsa kjo po shkakton edhe në problemet me ujë të pijshëm.

“Gjithë vitin e  kaluar kemi pas probleme të ngjashme, nuk ka pas sasi të mjaftueshme të ujit sidomos Komorani dhe Shkabaj nuk ka pas sasi të mjaftueshme. Për këtë edhe Ujësjellësi i Prishtinës dje ka pas mungesë të ujit është deshtë të ndalohet ujitja në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për pije”, ka përfunduar ai.

 

 

Gazeta “Fokus” ka kontaktuar edhe me Shukri Xhaferin, kultivues i patateve në fshatin Doberllug të komunës së Vushtrrisë. Xhaferi ka thënë se është dita e katërt që kanë probleme me ujë ndërsa edhe në këtë komunë u është thënë se shkaktarë janë serbët. Xhaferi ka shtuar gjithashtu se nëse gjatë kësaj javë nuk lëshohet uji ose bie shi e gjithë sipërfaqja bujqësore do të shkatërrohet. ‘Nëse nuk bie shi këtë javë, e gjithë toka bujqësore do të dëmtohet, toka e mbjellur përshinë  mijëra hektarë. Bujqësia është  e vetmja formë prej të cilës ne marrim të ardhura’, ka thënë Xhaferi.

 

 

Rajoni Serbet Shqiptaret Uji