Sport28 Gusht 2022, 19:15

Tirana del me pikët e plota nga Rrogozhina, bardheblutë marrin 3 pikët e para ndaj Egnatias mes panikut dhe lotëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tirana del me pikët e plota nga Rrogozhina, bardheblutë marrin 3

Tirana del me pikët e plota nga Rrogozhina, bardheblutë marrin 3 pikët e para ndaj Egnatias mes panikut dhe lotëve (Video)

Tirana ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e javës së dytë të Superiores ndaj Egnatias. Bardheblutë kanë triumfuar në një sfidë të pazakontë, të ndalur për 10 minuta për shkak të një dëmtimi të rëndë të Qefaliajt. 

Një gol i Kallakut në pjesën e parë dhe një i Hasanit në të dytën u kanë mjaftuar bardhebluve përballë rrogozhinasve, të cilët krijuan më shumë lojë dhe raste, por nuk ishin të saktë në momentet vendimtare para Bekajt. 

 

Kështu, Tirana merr frymë e qetë i dhe i bashkohet përkohësisht kreut, ndërsa Egnatia mbetet pa pikë pas dy sfidave të para në kampionat. 

Sport Egnatia Kategoria Superiore Tirana