Sport 1 Nëntor 2019, 09:00

Tirana do mbrojtësin e kombëtares, zbulohet emri i lojtarit

Shkruar nga Pamfleti

“Po flitet me një qendërmbrojtës të kombëtares. Nuk e di se si do të shkojnë bisedimet. Me grupin që ka Tirana mbetet kompetitive dhe do të jetë pretendente deri në fund”, u shpreh gazetari Ylli Aga në emisionin “Presing” në ABC News, ndërkohë që kjo deklaratë e tij ka bërë që shumëkush të mundohet të mësojë se cili është ai mbrojtës i kombëtares që bardheblutë po tentojnë.

Duke parë situatën aktuale të lojtarëve kuqezi, sytë shkojnë nga Arlind Ajeti. Mbrojtësi është lojtar i lirë për të disatën herë. Një vit më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit.

Rezultate imazhesh për arlind ajeti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualisht Ajeti është pa ekip dhe për të më parë është interesuar edhe Skënderbeu. Gjithsesi mbrojtësi zgjodhi ta vazhdonte karrierën larg Superiores.

Sport Arlind Ajeti Tirana