Sport16 Prill 2022, 16:11

Tirana e pamëshirshme ndaj Egnatias, bardheblutë “futin në xhep” titullin, Kukësi harron “shijen” e fitores dhe rrez

Shkruar nga Pamfleti
Tirana e pamëshirshme ndaj Egnatias, bardheblutë “futin në

Tirana e pamëshirshme ndaj Egnatias, bardheblutë “futin në xhep” titullin, Kukësi harron “shijen” e fitores dhe rrezikon Europën

Tirana marshon e qetë drejt titullit kampion, teksa ka fituar pastër dhe bindshëm me rezultatin 0-3 ndaj Egnatias në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. 

Sfida nisi vrullshëm për bardheblutë, ku Redon Xhixha shënoi nga “dhomat e zhveshjes” në sekondën e 24 me një goditje mjaft të bukur në afërsi të zonës. 

Goli i dytë erdhi nga kapiteni, Erjon Hoxhallari, i cili realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në trekëndësh. 

Goli i tretë dhe i vulosjes së takimit, u shënua nga Filip Najdovski, i cili pas një ngatërrimi në zonë nga një harkim nga goditja e këndit, shënoi golin që i vendosi “kapakun” ndeshjes. 

Me këtë fitore, Tirana i afrohet edhe më shumë titullit kampion, teksa renditet e para duke koleksionuar 66 pikë, +19 nga Laçi i vendit të dytë që kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 

Ndërsa me këtë humbje, Egnatia mban vendin e 8 në renditje, vend që përkon me zonën “Play-Out” duke grumbulluar 31 pikë. 

Kastrioti merr 3 pikë të rëndësishme në Kamëz me Kukësin. Skuadra krutane iu fal  një goli të Grecës (1-0), në minutën e 57. Ai bëri një lëvizje tejet të bukur, duke befasuar kështu Xhikën. 

Në minutat e fundit, djemtë e Longos rritën presionin, por ishte e kotë, pasi kundërshtari ishte mirë i vendosur në prapavijë, duke mos lënë aspak hapësira për rivalin. 

Në minutën e 88, Marku për pak sa nuk vendosi ekuilibrat, por topi i goditur me kokë shkoi ngjitur shtyllës. 

Kastrioti shkon në vendin e gjashtë me 37 pikë, duke iu larguar njëherë e mirë zonës së ftohtë, pas 5 fitoreve radhazi. Kuksianët janë në vendin e 3 me 45 pikë. 

Sport Egnatia Kastrioti Kategoria Superiore Kukësi Tirana