Ditën e enjte Partizani fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me shifrat 1-0. Menjëherë pas këtij suksesi, zv/kryeministri Erion Braçe si një tifoz i thekur i të kuqve thumboi keq rivalët bardheblu. Në rrjetet sociale, zyrtari i lartë i qeverisë e konsideroi Tiranën duke e quajtur “ekip i Yzberishtit”, ndërsa konsideroi Vllazninë si rivalin që duhet mundur këtë sezon.
Një frazë e tillë nuk është pëlqyer nga tifozët e Tiranës, që edhe pse fizikisht nuk ishin në stadium në ndeshjen ndaj Laçit, kanë gjetur mënyrën për të thumbuar Erion Braçen. Në hekurat e stadiumit “Selman Stërmasi” u panë banderola të tipit, “Gjallesë e vogël, Tirona është e modhe, të fala plakës në Lozhan të Korçës. Në fakt tifozëve të Tiranës ende nuk i ka dalë inati me fjalët e Erion Braçes.