Sport12 Dhjetor 2022, 21:10

Tirana fiton me goleadë ndaj Kastriotit, bardheblutë "blindojnë" vendin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Tirana mposhti mbrëmjen e sotme Kastriotin me rezultatin 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13, të Super ligës Shqiptare.

Tirana e hapi llogarinë e golave që në minutën e 14’ me “Xhixhës” i cili zhbllokoi sfidën duke çuar shifrat në 1-0. Më pas në 10 minutat e fundit të pjesës së parë erdhën dhe dy gola të tjerë, një në minutën e 36’ nga “Kallaku” dhe më pas në të 45’, “Patrik” vulosi shirat 3-0 për 45 minutëshin e parë që u dominua nga Tirana.

Pjesa e dytë nisi më e qetë për tiranasit të cilët tashmë me avantazhin e 3 golave, ju duhej thjeshtë të menaxhonin rezultatin. Atëherë kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes, ishte “Nikiqi” i cili në minutën e 84’ mendoi për një mbyllje perfekte, duke shënuar dhe golin e 4-0 për Tiranën.

Me këtë ndeshje Tirana mban vendin e parë në krye të renditjes me 25 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 7-të me 15 pikë.


smile

Sport Kastrioti superliga Tirana