Sport30 Janar 2022, 18:55

Tirana i lë “targën” Kukësit dhe merr arratinë, s’ka dhurata për Longon në ndeshjen direkte, bardheblutë mposhtin v

Shkruar nga Pamfleti
Tirana i lë “targën” Kukësit dhe merr arratinë,

Tirana i lë “targën” Kukësit dhe merr arratinë, s’ka dhurata për Longon në ndeshjen direkte, bardheblutë mposhtin verilindorët mes spektaklit (Video)

Tirana ka shkëlqyer kundër Kukësit, duke triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kukësit rival për titullin kampion. Kryesuesit e kampionatit e kanë çuar në 9 pikë diferencën me verilindorët dhe Laçin që nesër pret Partizanin. 

Taulant Seferi dhe Redon Xhixha ishin protagonistët e kësaj ndeshjeje. Sulmuesi nga Kumanova realizoi që në minutën e tretë, por VAR e ndaloi atë. Më parë ai provoi të gjuante mbi traversë dhe ia la radhën laçianit të provonte. 

Në dy raste Xhixha u ndal nga portieri Xhika, ndërkohë që Kukësi kishte më pas një mundësi të mirë të realizonte me Mustën. Elbasanasi nuk ia doli në mundësinë e parë të Kukësit dhe në të 38’ Tirana e zhbllokoi ndeshjen. 

Taulant Seferi nuk fali me kokë pas një topi të futur në zonë nga Hoxhallari. Goditjen që mori Kukësi e shfrytëzoi Xhixha, i cili për pesë minuta i ndëshkoi verilindorët për të dytën herë. Më pas Ndreca rrezikoi për Kukësin, por vetëm kaq. 

0-2 në 45 minuta dhe më pas skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Me vrull nisi edhe pjesa e dytë, teksa Seferi shënoi sërish dhe u ndal nga arbitri anësor për pozicion jashtë lojë. Një minutë më pas, 53’, Musta kishte mundësinë e artë për ta hapur ndeshjen. 

Anësori i majtë gjuajti mbi tra, ndërsa dhjetë minuta më pas Redon Xhixha i dha goditjen e tretë skuadrës së Kukësit. Me rezultatin 3-0 nuk kishte më asnjë shpresë, por Tirana nuk u mjaftua me kaq, pasi Seferi në minutën e parë shtesë shënoi edhe golin e katërt në portën e Xhikës.

Sport Kategoria Superiore Kukësi Tirana