Sport12 Mars 2022, 18:54

Tirana i vë vulën titullit, leksion kryeqytetas në “Loro Boriçi”, Partizani heroik, shmang humbjen me 9-të lojtarë nd

Shkruar nga Pamfleti
Tirana i vë vulën titullit, leksion kryeqytetas në “Loro

Tirana i vë vulën titullit, leksion kryeqytetas në “Loro Boriçi”, Partizani heroik, shmang humbjen me 9-të lojtarë ndaj Egnatias

Partizani arriti të evitonte humbjen në minutat e fundit përballë Egnatias edhe pse ishte me dy lojtarë më pak. Një sfidë e çmendur ajo e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Demat” vijnë në këtë duel pas barazimit në derbi ndaj Tiranës, ndërkohë që Egnatia u mposht minimalisht nga Teuta në javën që shkoi.

Për sa përket statistikave, Partizani dhe Egnatia janë përballur 6 herë në total me njëra-tjetrën. 3 herë kanë triumfuar kryeqytetasit, 2 sfida janë mbyllur në barazim dhe 1 herë ka fituar Egnatia.

Tirana ka bërë një ndeshje të madhe në transfertë ndaj Vllaznisë duke fituar me shifrat 2-1.

Skuadra e Shehit arriti të përmbyste vendasit në një përballje spektakolare, me emocione dhe gola.

Ishin vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 6 me Aralicën, pas një asisti perfekt nga Liridon Latifi. Sërish Aralica në minutën e 12 arriti të dyfishonte, por u anulua me VAR pas shumë protestash që sigurisht do të krijojnë polemika.

Në minutën e 35 sërish Vllaznia pati mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen me një penallti të fituar për prekje me dorë dhe Latifi gaboi në mënyrë të pafalshme.

Super pjesë e parë në Shkodër ku në minutën e 43 ishte Ismajlgeci që vendosi barazpeshën pas një goditje këndi.

Fraksioni i dytë ishte shumë i luftuar dhe me tension, teksa në minutën e 70, Tirana arriti të gjente dhe golin e përmbysjes me Hotin që realizoi falë një asisti nga Xhixha.

Minutat në vijim prodhuan protesta dhe emocione, por në fund ishteTirana që fitoi 2-1, duke marshuar drejt titullit.

Sport Egnatia Kategoria Superiore Partizani Tirana Vllaznia