Aktualitet 5 Shkurt 2022, 18:52

Tirana nuk fal dhe arratiset në krye, Partizani jep shkëndijat e para të kthesës, të kuqtë dominojnë Teutën në “Niko

Shkruar nga Pamfleti
Tirana nuk fal dhe arratiset në krye, Partizani jep shkëndijat e para

Tirana nuk fal dhe arratiset në krye, Partizani jep shkëndijat e para të kthesës, të kuqtë dominojnë Teutën në “Niko Dovana”

Tirana nuk fal dhe arratiset në krye, Partizani jep shkëndijat e para të kthesës, të kuqtë dominojnë Teutën në “Niko Dovana” 

Tirana vijon marshimin në krye të Kategorisë Superiore, teksa mposhti Skënderbeun në “Air Albania”me rezultatin 3-2. Një sukses që shkëput bardheblutë edhe më shumë. 

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15. Seferi ndëshkoi me kokë korçarët. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi i Tiranës, goditi saktë duke tundur rrjetën. Ndërsa Vesel Limaj dyfishoi shifrat me një gol spektakolar, pas asistit të Totres në minutën e 42. Kaq mjaftoi në pjesën e parë. 

Sapo nisi e dyta, Tirana trefishoi rezultatin. Sulmuesi brazilian De Silva shënoi golin e parë me fanelën bardheblu. Ai mposhti portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizoi gol! Në minutën e 66, Skënderbeu ngushtoi me Zguron. 

Korçarët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 96 me penallti me anë të Mensah, por që mbeti vetëm për statistikë, pasi nuk pati më kohë për të barazuar. 

 Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe moralin, duke u kthyer te sukseset e duke hedhur sytë edhe një herë nga grupi i skuadrave që ka më lart në renditje. Skuadra e Mehmetit ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Teutën kampione në fuqi, në një triumf që nuk u vu asnjëherë në diskutim. 

Uncategorized Kategoria Superiroe Partizani Skënderbeu Teuta Tirana