Tirana ka mundur me shifrat 3-2 Teutën dhe ka marrë e vetme kreun e renditjes në Superiore me një përmbysje shumë emocionuese. Bardheblutë edhe pse kishin mungesa për shkak të Covid-19 dhe trajneri Shehi kishte lënë në stol Ngo, Seferin dhe Ismailgecin pasi kishin vetëm dy ditë që ishin stërvitur me ekipin.
Tirana tundi rrjetën që në minutën e parë me një aksion të shpejtë që gjeti durrsakët të përgjumur. Sulmuesi Xhixha humbi fillimisht një duel me Qirkon, por më pas, kur portieri grushtoi një gjuajtje të Najdovskit, ai ishte aty për ta shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 16, Teuta riktheu baraspeshën. Pas një goditje dënimi të Kallakut, Ivanoviç me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Xhixha vazhdoi festivalin e rasteve të shpërqendruar dhe në pjesën e dytë, bardheblutë u goditën nga autogoli i Najdovskit. Por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan përsëri, kur Totre mposhti Qirkon.
Durrsakët u munduan të shtonin forcën në sulm, por u goditën përsëri nga bardheblutë, këtë herë nga goditja e dënimit perfekte e Limajt. Më pas, Tirana mendoi për të administruar rezultatin dhe nuk i la hapësira sulmit të rrezikshëm të kampionëve. Duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme që e lejojnë të shkojë e qetë në derbin e javës së ardhshme.