Sport 9 Qershor 2018, 10:03

Tirana rrezikon shumë, Halili duhet të hapë krahun para se të jetë vonë

Shkruar nga Pamfleti
Tirana rrezikon shumë, Halili duhet të hapë krahun para se

Asgjë, fjalë të bukura që i merr era dhe një vrimë të madhe në ujë! Tirana nuk e ka mbyllur çështjen me mesfushorin me tipare të avancuara Gjergji Muzaka. Bardheblutë i detyrohen ish-lojtarit 107 milionë lekë dhe 24 herë kampionët e vendit duhet ta kishin mbushur llogarinë e tij. U përfol ditën e djeshme se kishte akord mes tij dhe klubit kryeqytetas për t’i paguar paratë me këste, por diçka e tillë është false.

Nuk ka asnjë marrëveshje mes lojtarit dhe klubit, gjithçka mbetet në kuadrin e fjalëve. Tirana duhet të presë tashmë masën e radhës. Në këtë rast parashikon heqjen e pikëve, me shumë mundësi klubi bardheblu do ta nisë sezonin e ri me pikë minus. Duket e çuditshme se si skuadra bardheblu nuk ka marrë asnjë masë, aq më tepër që reputacioni i tyre mund të dëmtohet duke qenë në merkato dhe lojtarët shohin probleme ekonomike.

Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, presidenti Refik Halli duket se nuk ka fuqi ta mbajë Tiranën. Probleme me rrogat, borxhe të akomoluara dhe tashmë në pritje të masave kundrejt klubit 24 herë kampion. Më e ndershme do të ishte ta lije Tiranën president, jo ta fusje në ujëra të tilla.  

 

Sport Muzaka Refik Halili Tirana