Sport24 Janar 2019, 15:06

Tirana sheh dritë me sy, Koliçi nga hero në djall

Shkruar nga Pamfleti
Tirana sheh dritë me sy, Koliçi nga hero në djall

U luajtën 65 minutat e mbetura nga përballja e djeshme për 1/8-at e finaleve të Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit.

Fitoi Tirana 2-0, me dy gola në harkun e 5 minutave, në fillim të ndeshjes. Tirana e nisi fuqishëm dhe ushtroi presion konstant, derisa në minutën e 10-të të rifillimit, e 35-ta në total, Michael Ngoo u la i vetëm në zonën vlonjate, pati kohë të kontrollonte topin e të matej mirë, derisa gjuajti dhe mposhti portierin Koliçi.

Ky i fundit priti 11-metërshit e Hasanit dje, por sot gaboi te goli i dytë i Tiranës, sepse një goditje dënimi nga distanca e befasoi, edhe pse Hoxhallari nuk është se gjuajti shumë fort dhe topi ishte thuajse në qendër.

Sport Flamurtari Tirana