Aktualitet 4 Maj 2022, 18:52

Tirana vazhdon pushimet, fitore krenarie për Skënderbeun, Laçi ‘likuidon’ Egnatian në Rrogozhinë

Shkruar nga Pamfleti
Tirana vazhdon pushimet, fitore krenarie për Skënderbeun, Laçi

Tirana vazhdon pushimet, fitore krenarie për Skënderbeun, Laçi ‘likuidon’ Egnatian në Rrogozhinë

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme me Kastriotin në sfidën e javës së 32 të Superiores, brenda në Korçë, duke shpresuar deri në fund. 

Korçarët e nisën mirë takimin, të cilët shënuan që në minutën e 20 të takimit dhe më pas e menaxhuan lojën deri në fund të pjesës së parë. 

Pjesa e dytë nisi me ndryshime te Kastrioti, por që nuk sollën ndonjë ndryshim. 9 minuta përpara fundit të sfidës, ishte Pusi që mbylli llogaritë dhe vulosi tre pikët për Skënderbeun. 

Kjo është fitorja e parë për korçarët pas pesë muajsh e gjysmë, që nga ajo fitore e 18 dhjetorit të 2021, po kundër Kastriotit brenda në Korçë. 

Nga ana tjetër, për Kastriotin kjo është humbja e parë që nga ajo me Egnatian në fazën e tretë të sezonit. 

Laçi ka mposhtur Egnatian me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë. Heroi i kurbinasve, ishte pikërisht bomberi Guindo, që me dopietën e realizuar në këtë sfidë, u ngjit në kuotën e 16 golave.  

Me 3 pikët e marra, kurbinasit, duket se kanë blinduar vendin e dytë, ndërkohë që në krahun tjetër, Egnatia, duhet të presë, për sa i përket mbijetesës, teksa zona “play out”, duket shumë pranë. Për sa i përket ndeshjes, vendasit i patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. 

Tirana nuk arrin të fitojë përsëri dhe shtyn edhe një herë festën e titullit kampion. Bardhebluitë janë ndalur sot në shtëpi me shifrat 1-1 nga Teuta e kështu, do të duhet të presin të paktën edhe një javë për t’u shpallur matematikisht kampion, gjithmonë nëse do të sigurojnë rezultatet që i duhen për garancinë matematikore. 

Uncategorized Egnatia Kastrioti Kategoria Superiore Laçi Skënderbeu Teuta Tirana