Për analistin Mentor Nazarko mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, do të ndikojë negativisht në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një interviste për Report Tv, Nazarko tha se kjo mbledhje ushqen palën tjetër, në rastin konkret Serbinë, për një retorikë kundër shqiptarëve. Nazarko theksoi po ashtu se palët, në mënyrë elegante, kapërcyen distancën ndërmjet politikës së dy vendeve për shkak të lidershipit të tyre.
‘Ishte në aktivitet efektiv. Të shohësh dy përfaqësuesit e shteteve tona që të mblidhen në një Kuvend. Emocionalisht të shohësh përfaqësuesit e zgjedhur është diçka që të ngrenë peshë. Edhe elektoralisht të dy krahët në dy anët e kufirit ka qenë efektive. Nëse kjo shfaqje emocionale do të shoqërohej nga aktivitete që do ta vendosnin në shina historike të vërteta pa krijuar shqetësime tek fqinjët, një bashkëpunim ekonomik dhe institucional. Kjo shfaqje ndodh në momentin kur Kosova ka hyrë në dialog intensiv me Serbinë. Një shfaqje e tillë mund të ndikojë në një mënyrë të caktuar në këtë dialog. Për pasojë një shfaqje e tillë emocionale dhe elektorale mund të ndikojë një mënyrë të sakatuar, nuk besoj se do të ndikojë pozitivisht pasi u ushqen palën tjetër, Serbinë që me retorikën e saj kundër shqiptarëve. Jemi në momentet kur serbët janë tërhequr nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo shfaqje tingëllon paska arrogante. Duhet thënë që për shkak të ceremonialitetit, elektoralitetit po të donit, palët e kapërcyen në mënyrë elegante, distancën ndërmjet politikës së dy vendeve për shkak të lidershipit të tyre’– tha Nazarko.