Sport10 Prill 2019, 20:28

Titulli edhe më afër, Partizani mposht Skënderbeun

Shkruar nga Pamfleti
Titulli edhe më afër, Partizani mposht Skënderbeun

Partizani ka mposhtur Skënderbeun pastër 2-0, në sfidën më të rëndësishme të javës së 28-të në Superiore. Golat për “Demat e Kuq” u shënuan nga Belica në pjesën e parë dhe nga Asani në të dytën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë – Partizani e nis vrullshëm takimin dhe ushtron presion te zona e Skënderbeut. Trashi dhe Asani duken në një ditë të shkëlqyer, po ashtu dhe Duka, lojtarë që vënë jo pak në vështirësi skuadrën e Skënderbeut. Nga një goditje këndi, zhbllokohet dhe sfida. Krosimi i Trashit përplaset në trupin e Belicës, i cili shënon në mënyrë aksidentale. Ka dyshime për prekje të topit me dorë, por festa e Partizanit vazhdon dhe goli është i rregullt. Skënderbeu u mundua të reagojë në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa rrezikshmëri.

Pjesa e dytë – Partizani e nis edhe fraksionin e dytë të lojës njësoj si në pjesën e parë, duke ushtruar presion në minutat e para. E vetëm 5 minuta pas rifillimit të takimit, “Demat” fitojnë penallti. Trashi pengohet në zonë nga Kaba Sambu dhe për gjqytarin, 11-metërsh. Një penallti e dyshimtë, por kjo gjë nuk i intereson aspak Asanit, që gjuan dhe shënon, duke gjetur golin e tij të shtatë në kamponat këtë sezon. Ky gol i preu gjunjët Skënderbeut dhe vendosi edhe rezultatin final të takimit.

Sport Partizani Skënderbeu