Bota19 Shtator 2022, 16:55

Tjetër atentat në Ukrainë, shefi i policisë së Putinit vritet me bombë në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Një shef policie është hedhur në erë në një atentat me bombë në makinë, pasi u largua nga Ukraina për t’u renditur në radhët e policisë ruse.

Denys Stefankov, dyshohet se ishte objektivi i një makine bombë që shpërtheu të dielën në qendër të qytetit të Melitopol. Sipas mediave lokale atentati ka ndodhur në oborrin e një pallati.

Ish-polici, Stefankov thuhet se ka dezertuar dhe është larguar për në Rusi për t’u bërë shef i policisë së Putinit, ku dhe arrit të bëhej përgjegjës për marrjen në pyetje të të burgosurve.

Lajmin e konfirmoi edhe krye bashkiaku i qytetit Ivan Federov, i cili tha në një postim në Telegram: “Një shpërthim i fuqishëm në oborrin e një ndërtese të lartë në Melitopol në qendër të qytetit ka të ngjarë të jetë rezultat i një spastrimi të FSB-së. Sipas të dhënave paraprake, gjatë sulmeve është dashur të hiqet qafe një nga bashkëpunëtorët e policisë – i ashtuquajturin ‘shefin e Policisë Popullore të Milicisë Popullore’. Denys Stefankov është një nga 118 tradhtarët e policisë ukrainase për të cilët ne po përgatiteshim t’u sekuestronim të gjithë pasurinë e tyre të paluajtshme dhe të luajtshme. Duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që e tradhtuan Ukrainën: rusët nuk kanë nevojë për ju. Pasi t’iu përdorin, bëheni të pavlerë.”

Federov nuk ka specifikuar nëse ish-polici vdiq në shpërthim, por mediat ukrainase raportojnë se ai ka vdekur. Gazeta Telegrafu shpreh se ai nuk i ka mbijetuar atentatit, duke cituar burime të brendshme.

Bota #Shefit të policisë bombe ne makine Ukrainë.