Aktualitet 1 Prill 2019, 10:46

Tjetër goditje për Adriatik Llallën, dështon lëvizja e ish-kryeprokurorit për t’i shpëtuar drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër goditje për Adriatik Llallën, dështon lëvizja e

Tjetër goditje për Adriatik Llallën, dështon lëvizja e ish-kryeprokurorit për t'i shpëtuar drejtësisë

Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën për ankimim të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Llalla kërkonte shfuqizimin e vendimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit.

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Pasuritë që iu sekuestruan Llallës

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.

Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë”.

Aktualitet Adriatik Llalla Vettingu