Sport26 Qershor 2022, 22:30

Tjetër shans i artë për Rei Manajn, sulmuesi shqiptar do të qendrojë te Barcelona, 25-vjeçari nën urdhrat e Çavit më 4 korrik

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër shans i artë për Rei Manajn, sulmuesi shqiptar do të

Tjetër shans i artë për Rei Manajn, sulmuesi shqiptar do të qendrojë te Barcelona, 25-vjeçari nën urdhrat e Çavit më 4 korrik

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka qenë i huazuar sezonin që sapo u mbyll te Specia. Klubi italian nuk është në gjendje të ekzekutojë opsionin e blerjes prej 2.7 milion euro dhe për rrjedhojë, Manaj do të rikthehet te Barça, pasi ka luajtur 30 ndeshje në Serinë A dhe ka shënuar 5 gola, duke u spikatur më shumë për lojën e tij. 

Sipas raportimeve të medias së njohur spanjolle, “Mundo Deportivo”, 25-vjeçari kërkon një shans në fazën përgatitore, për të bindur trajnerin Çavi Hernandez në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe vere. 

Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës sezonin e shkuar, ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta lojë. Kontrata e tij me katalanasit, përfundon në vitin 2023, teksa pritet më mjaft kuriozitet të mësohet se si do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes së lushnjarit. 

Si Barça ashtu edhe lojtari i mendojnë të gjitha formulat. Fillimisht Manaj do të jetë nën urdhrat e Çavit më 4 korrik.  Shqiptari është i vetëdijshëm për vështirësitë e të qenit në skuadrën e Barcelonës. Vlen të theksohet se katalanasit paguan 700 mijë euro te Albasete për kartonin e shqiptarit në janar të vitit 2020. 

 

Sport Barcelona Rei Manaj sulmuesi i kombëtares