Kosova29 Dhjetor 2022, 14:41

Tjetër tërheqje e Vuçiç-it, pas barrikadave, heq gatishmërinë ushtarake

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër tërheqje e Vuçiç-it, pas barrikadave, heq

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka bërë një tjetër tërheqje pas ultimatumit të ardhur nga Uashingtoni. Mediat serbe raportojnë se ai ka hequr gjendjen e gatishmërisë ushtarake.

Pak ditë më parë Vuçiç vuri në gatishmëri ushtrinë duke kërcënuar Kosovën, por duket se tani është tërhequr.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, teksa ka uruar për festat e fundvitit, u shpreh se ushtria do të vijojë të jetë e fortë për garantimin e paqes.

Po i themi lamtumirë një viti që solli sfida, një vit pasiguria e të cilit na forcoi besimin se vetëm një ushtri e fortë dhe e aftë është garantuesi i vërtetë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë Serbe janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e detyrës së tyre dhe besimin e madh të qytetarëve.

Prishtine gatishmeri ushtarake Vucici

Kosova