Një tjetër pacient raportohet se është hedhur nga Spitali Covid 2, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:30 tek “Shefqet Ndroq”, ku viktimë ka mbetur shtetasi L.S.,60 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, pacienti ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të vetëflijimit.
Pacienti prej disa ditësh ishte duke u kuruar në spital, por nuk ka mundur që të përballojë situatën e rëndë psikologjike. Deri më tani numri i pacientëve me Covid që zgjedhin si rrugë vetëflijimin ka shkuar në pesë. срочный займ