Sport 8 Qershor 2018, 15:14

Tjetër transferim tek Roma, radhën e ka… Cristante

Shkruar nga Pamfleti

Mësohet se Roma ka paguar plot 32 milionë euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit, Bryan Cristante, para këto që janë derdhur në arkat e Benfica. Klubi portugez përfiton shumë para nga shitja e talentëve të saj dhe Cristante është një prej tyre. Tashmë tek Roma, mesfushori italian do të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij.

Edhe pse ishte i sigurt tranferimi i Bryan Cristante tek skuadra e Romës, pak minuta më parë gjithçka u bë zyrtare. Mesfushori italian kaloi një sezon të shkëlqyer tek Atalanta, ku ishte i huazuar. Kartoni i 23-vjeçarit i takonte skuadrës së Benficas, ekip ku Cristante dështoi të tregonte potencialin e plotë të tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Huazimi 1-vjeçar tek Atalanta ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit italian, pasi arriti të shpërthejë, duke i dhënë vetes mundësinë të luajë për një nga skuadrat më të mira në Serie A, Romën. Tekniku i kryeqytetasve, Di Francesco u shpreh se është shumë i lumtur për transferimin e italianit 23-vjeccar në “Stadio Olimpico”.

Sport Cristante Roma Serie A