
Viti 2022 në Vlorë po mbyllet me djegie makinash.
Një tjetër mjeti i është vënë flaka gjatë mbrëmjes pranë zonës së Lungomares. Mjeti është djegur pjesërisht për shkak të lajmërimit në kohë të zjarrfikëses.
Dyshohet e qëllimshme, ndërsa është nxituar me shpejtësi të hiqet nga zona. Makina është djegur në orën 04:00.
Një natë më parë dy zjarre ranë gjatë në qytetin e Vlorës. Një zjarr përfshiu një dyqan rrobash në lagjen ‘Muradie’.
Ndërkohë edhe tre automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike.
Mësohet se nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.