alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Tjetërsimi i godinës në mes të Tiranës, nëna çoi në polici 2 djemtë; si i ndihmuan 7 zyrtarët e Kadastrës vëllezërit në mashtrim

29/06/2022, 13:16
ne Aktualitet, Kryesore, Tirana
A A

Shtatë zyrtarë të Kadastrës në Tiranë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pasi akuzohen se tjetërsuan një godinë ekzistuese dhe e legalizuan si hotel në qendër të Tiranës.


-Lexo edhe:

Ben Blushi: Cërrik, as presje as pikë

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Gjykata Tiranë caktoi detyrim paraqitje edhe për 2 pronarët e hotelit, vëllezërit, Elvis dhe Endri Turtulli, të cilët me letra deklaruan se e ndërtuan në moshën 16 dhe 18 vjeç.

2 vëllezërit, pronën e babait që e kishte ndërtuar në 1995, ia kanë marrë nga pronësia nënës dhe e kanë kaluar në emër të tyre me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës.

Vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre dhe e tjetërsuan në hotel. Godina u ndërtua në 1995 nga i ati Beqir Turtulli dhe 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998.

Bëhet fjalë për një godinë 5 katëshe dhe 2 nën tokë në qendër të kryeqytetit, pranë Gjykatës së Lartë, mirëpo planin e mirë menduar, ku në ndihmë u kanë ardhur edhe 7 punonjës të kadastrës, ua ka shkatërruar mamaja e tyre. Në bazë të deklarimeve të rrema të djemve, objekti është legalizuar më 5.10.2015 dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë 2 djemve, Elvis dhe Endri Turtulli  duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K  në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Dy djemtë kanë deklaruar që hoteli është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç, mirëpo nëna e ka hedhur poshtë duke sqaruar se godina është ndërtuar në 1995 dhe se ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit, Beqir Turtulli.

Denoncim i saj ka shërbyer si pikënisje për nisjen e hetimeve, e ku në përfundim të tyre u bë e mundur pezullimi i 7 punonjësve të Kadastrës që tjetërsuan pronë në kundërshtim me ligjin teksa ndaj 2 vëllezërve është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Punonjësit e pezulluar nga detyra të Kadastrës janë Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.8497 viti 2021 për veprën penale të “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 143 dhe 248 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona– Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të saj fillon me deklarimin e djemve të saj, E.T dhe E.T në zyrën e ALUIZNIT se ky objekt, Hotel, është ndërtim pa leje i ndërtuar në vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T.

Dy djemtë e saj, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç.

Në lidhje me tokën, kanë deklaruar se nuk dinë e kujt është, pasi është ndërtuar në truallin e familjes dhe është regjistruar me njohje fakti, sipas ligjeve të asaj periudhe.

Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme, si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K.,  në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Më datë 27.06.2022, janë miratuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë ndaj shtetasve si më poshtë:

1-B si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar në nenin 248 të K.Penal

Masa e sigurisë “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

A.C si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

D.Ll si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

E.P si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga nenin 248 të K.Penal

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

K.D si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës“ parashikuar në nenin 248 te K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

G.T si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale

E.Sh si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

E.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimit“ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 te K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

E.T, I dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimi‘‘ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Cërrik, as presje as pik
Forum

Ben Blushi: Cërrik, as presje as pikë

12/08/2022, 11:18
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Aktualitet

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!
Editorial

Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

12/08/2022, 10:53
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Aktualitet

Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

12/08/2022, 10:42
“Albarent” e Blendi Gonxhes, 10 vite pa bilanc në tatime: nga 66 punonjës deklaron 13
Aktualitet

“Albarent” e Blendi Gonxhes, 10 vite pa bilanc në tatime: nga 66 punonjës deklaron 13

12/08/2022, 10:28
Dokument/ Edi Rama i jep “ujkut” të korrupsionit Dritan Agolli të FSHZH monopolin e tenderëve të bashkive
Anti-Mafia

Dokument/ Edi Rama i jep “ujkut” të korrupsionit Dritan Agolli të FSHZH monopolin e tenderëve të bashkive

12/08/2022, 9:53
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Përplasje për Hartën e re Gjyqësore/ Komisioni i Ligjeve "tallet" me Dhomën e Avokatisë, Haxhia: Dy herë e kanë shtyrë mbledhjen

“Duhen lëvizur çantat”/ Qeni agjent i policisë zbulon 5 milionë euro të fshehura në vilën luksoze në Itali

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Cërrik, as presje as pik

Ben Blushi: Cërrik, as presje as pikë

12/08/2022, 11:18
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

Pse Edi Rama e hapi tani hetimin ndaj Birra Tirana?!

12/08/2022, 10:53
Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

12/08/2022, 10:49
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

12/08/2022, 10:42

Menaxheri i ‘Express Travel’ në Pejë mashtroi mërgimtarët, ua mori paratë e biletat s’ua dha

12/08/2022, 10:36
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In