
Gjykata e Apelit ka marrë vendimin final për çështjen e përvetësimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Pak kohë më parë u arrestua një numër i konsiderueshëm personash dhe Gjykata e Shkallës së Parë i dënoi në total me 30 vite.
Çështja vajti në Apel dhe mësohet se kjo e fundit ka dhënë vendim të formës së prerë për konfiskimin e një pasurie me vlerë 55 milionë euro, ndërkohë ka shtuar dënimet për të akuzuarit nga 30 në 48 vite burgim në total.
Vendimet e gjykatës
Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Genc Zeneli ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, dënimi i shkon në 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.