Aktualitet29 Qershor 2022, 12:31

Tjetërsuan pronën në mes të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, dalin emrat kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan nga detyra

Shkruar nga Pamfleti

Shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë pezulluar për “Shpërdorim detyre”, pasi tjetërsuan një pronë në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel.

Ata tjetërsuan pronën në qendër të Tiranës afër Gjykatës së Lartë, në një kohë që ai ka qenë ndërtim ekzistues dhe e kanë legalizuar si hotel.

Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘’Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ për : Brisieda Baraj, Abisa Caka, Drilon Lleshi, Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi dhe Elsa Sherja.

Kurse për dy të tjerë Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli rëndon vepra penale ‘‘Mashtrimi‘‘ kryer në bashkëpunim dhe u vendos masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithçka ka nisur kur dy vëllezërit Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli , pronën e babait që e kishte ndërtuar në 1995, e kanë deklaruar si ndërtim pa leje dhe me ndihmën e punonjësve të Kadastrës së Tiranës kanë arritur që ta legalizojnë si një hotel. Kallëzimi është bërë nga vetë mamaja e dy vëllezërve  Elvis dhe Endri Turturlli.

Hetimi ka nisur që prej vitit 2015.

Aktualitet #Elvis dhe Endri Turturlli #Tjetërsuan pronën në Tiranë #77 zyrtarët e Kadastrës