Bota14 Gusht 2018, 15:20

‘Tmerr, 10 njerëz ishin shtrirë përtokë’, makina përplas barrierat e sigurisë të Parlamentit në Londër (Fot

Shkruar nga Pamfleti
‘Tmerr, 10 njerëz ishin shtrirë përtokë’, makina

Tmerr, 10 njërëz ishin shtrirë përtokë, makina përplas barrierat e sigurisë të Parlamentit në Londër (Foto+ Video)

Në mëngjesin e sotëm një makinë është përplasur me barrierat e sigurisë të Parlamentiti në Londër. Nga pamjet e publikuara shihet momenti ku makina ka përplasur disa çiklistë dhe persona të tjerë që po kalonin në rrugë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar tmerrin dhe panikun e përjetuar. Ato janë shprehur se e gjithë ngjarja ishte e qëllimshme.

“Ishte tmerr, pashë 10 njerëz të shtrire përtokë, ndërkohë që dukej e gjitha e qëllimshme, pasi makina rriti shpejtësinë dhe u përplas me barrieren”, shprehet njëri nga dëshmitarët në vendngjarje.

Objektivi i sulmit ka qenë parlamenti, ku makina ka tentuar të hyjë brenda tij, por në këtë periudhë Parlamenti është më pushime dhe shumë pak politikanë mund të jenë duke punuar në Londër, por ka shumë njerëz të tjerë që punojnë aty pranë, duke përfshirë edhe gazetarët që merren me politikën. Në një njoftim në Twitter Policia bën me dije se ka arrestuar një person rreth të 20-tave, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Policia ka arrestuar shoferin e makinës nën dyshimet për terrorizëm dhe po e trajton ngjarjen si një sulm terrorrist”, ka njoftuar Policia e qytetit , duke shtuar se një numër i këmbësorëve është plagosur, por për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikur për jetën. 

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se trajtoi dy persona  të plagosur në vendngjarje për lëndime “që nuk besohet të jenë serioze”. Të dy janë dërguar në spital. Agjensia e lajmeve Reuters, njofton se vendi është rrethuar nga policë të armatosur dhe zona afër parlamentit është e mbyllur.

Godina e parlamentit në Britani që në vitin 2017 është e rrethuar nga një barrierë sigurie prej çeliku dhe betoni, pas një sulmi nga Westminster Bridge. Ekzekutori vrau katër këmbësorë dhe një polic para se të qëllohej për vdekje nga policia.

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”280″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Bota barriera Londër Makina Parlamenti sigurie Sulm