Bota28 Tetor 2022, 00:02

Tmerr në Milano/ 46-vjeçari sulmon me thikë 5 persona në një qendër tregtare, ka viktima

Shkruar nga Pamfleti

Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë brenda qendrës tregtare Assago në Milano.

Mediat italiane raportojnë se një italian tek të 40-tat, në gjendje depresive, ka goditur me mjet prerës kalimtar të rastit që ndodheshin në qendrën tregtare Milano Fiori në Korsiko. Të plagosurit, të cilët u dërguan me helikopter në spital, ishin në gjendje kritike për jetën, aqsa është nevojitur ndërhyrje ajrore për shpëtimin e tyre. Teksa viktima ishte një punonjës i supermarketit ku ndodhi ngjarja.

Karabinierët kanë mundur të shtjenë në pranga 46-vjeçarin, si autorin e sulmit në qendrën tregtare. Ndërkaq, 3 nga të plagosurit vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas hetuesve, sulmi me thikë në qendrën tregtare Assago, aktualisht përjashtohet si një akt terrorist.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Assago milano Sulm me thikë te plagosur