Bota10 Janar 2023, 10:31

Tmerr në një avion në Siberi, dera hapet papritur gjatë fluturimit (video)

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr në një avion në Siberi, dera hapet papritur gjatë

Tmerr në një avion në Siberi, dera hapet papritur gjatë fluturimit (video)

Pasagjerët e një avioni kanë përjetuar tmerr ditën e djeshme kur dera e pasme e An-26 u hap menjëherë pas ngritjes, në rajonin më të ftohtë në botë.

Një video tregon derën e pasme të hapur në aeroplanin IrAero Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin e Yakutsk, në Siberinë lindore, në temperaturën e akullt -41 gradë celcius.

Pasagjeri që filmon videon është në një sedilje të pasme në avion, i cili ishte nisur për në Magadan, në brigjet e Paqësorit të Rusisë.

Piloti bëri një ulje të shpejtë emergjente në Magan në rajonin siberian Yakutsk dhe të gjithë në bord ishin ‘të sigurt’ pavarësisht të ftohtit intensiv në kabinë gjatë ngjarjes.

Bota #hapet dera avion siberi