Sport23 Shtator 2022, 21:45

Tmerr në “O2 Arena”, tifozi hyn në fushë dhe i vë flakën vetes në lamtumirën e Roxher Federer (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr në “O2 Arena”, tifozi hyn në fushë dhe i

Tmerr në “O2 Arena”, tifozi hyn në fushë dhe i vë flakën vetes në lamtumirën e Roxher Federer (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje gjatë turneut të Laver Cup për meshkuj në tenis (në Londër). Një tifoz ka hyrë në fushë, teksa luhej ndeshja mes grekut Stefanos Tsitsipas dhe argjentinasit Diego Shvartzman, duke i vënë flakën dorës së tij të djathtë.

Protestuesi, një ambientalist, ka befasuar rojet e sigurisë dhe ka hyrë në fushën e tenisit, duke krijuar mjaft panik te të gjithë në momentin që i vuri flakën dorës. Gjithsesi, nga dhimbja ai e ka shuar vetë flakën para se të ndërhynin forcat e sigurisë.

Ata kanë shuar flakën që kishte marrë tapeti i fushës dhe më pas kanë larguar protestuesin nga stadiumi. Ai mbante një bluzë ku shkruhej “End UK Private Jets”. Ndeshja më pas vijoi normalisht dhe Tsitsipas fitoi 2-0 (6-2, 6-1).

Ndërkohë, legjenda e tenisit, Federer, zbuloi në fillim të këtij muaji se turneu i Londrës, “Laver Cup”, do të ishte kompeticioni i fundit i karrierës së tij, pasi kishte luftuar me një sërë lëndimesh vitet e fundit.

Dje, ikonat e tenisit Endi Mërrej, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç luajtën të gjithë në të njëjtën fushë me asin zviceran, i cili ka fituar 20 trofe.

Watch bizarre moment idiot tennis fan sets himself on fire during Laver Cup event at O2 Arena #LaverCup pic.twitter.com/Cr0AtiEZ2q

— Sun Sport (@SunSport) September 23, 2022

Sport