Sport10 Prill 2019, 20:32

Tmerr për Teutën, Flamurtari fiton me ndihmën e portierit Hidi

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr për Teutën, Flamurtari fiton me ndihmën e portierit Hidi

Pa fund duket errësira që po përjeton skuadra e Teutës, pas asaj gjysme të parë të sezonit, mjaft pozitive. Kështu, pas eliminimit në Kupë nga Kukësi, durrsakët e turpëruar në fundjavë nga Laçi me rezultatin 5-0, janë mposhtur këtë të mërkurë edhe nga skuadra e Flamurtarit me rezultatin 2-1.

Një humbje kjo që i kushton shtrenjtë skuadrës së Teutës, e cila ka zbritur në vend të katërt të klasifikimit, duke shkëmbyer vendet në mënyrë direkte me vlonjatët. Kuqezinjtë, në kuotën e 44 pikëve, tashmë vihen në ndjekje të Kukësit në vend të dytë të renditjes.

Ishin pikërisht vendasit që kanë vendosur diktatin e tyre që nga minuta e parë në Vlorë, pasi kanë kaluar në epërsi falë golit të realizuar nga Ribaj. Avantazh i dyfishuar në të 56’ për Flamurtarin me Sukajn, që pasi ka përfituar nga një gafë e rëndë e Hidit, ka dërguar topin në portën e boshatisur të Teutës.

Pavarësisht disavantazhit me dy gola, miqtë nga Durrësi nuk janë dorëzuar dhe kanë minimizuar diferencat në të 65’, kur Traore ka finalizuar një aksion perefekt të skuadrës së Teutës. Gjithsesi, goli i durrsakëve rezultoi vetëm si një sinjal i rremë rikthimi, pasi nuk ka kërcënuar për asnjë moment fitoren e vendosur më parë nga Flamurtari.

Përkundrazi, në minutën e parë shtesë, kuqezinjtë kanë shënuar golin e tretë, kësaj here me Bathën, që nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, për të triumfuar me rezultatin final 3-1.

Sport Flamurtari hidi