Aktualitet18 Shtator 2018, 12:10

Tmerr, pronari i biznesit i futet në zyrë dhe e kërcënon me jetë, gazetarja e njohur thërret për ndihmë forcat ‘Sh

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr, pronari i biznesit i futet në zyrë dhe e kërcënon me

Tmerr, pronari i biznesit i futet në zyrë dhe e kërcënon me jetë, gazetarja e njohur thërret për ndihmë forcat 'Shqiponja'

Një tjetër gazetare ka rënë pre e kërvënimeve. Bëhet fjalë për gazetaren e ‘Open Data Albania’, Aranita Brahaj.

Lajmin e bën me dije vetë Brahaj, e cila ka thirrur policinë dhe forcat ‘Shqiponja’ për të nxjerrë nga zyra personin që e kërcënoi, pronar i një kompanie, për faktin që gazetarja ka publikuar të dhënat transparente të biznesit të tij në ëeb.

Mirëpo, organet kompetente e kanë trajtuar këtë rast thjesht si një “shqetësim” duke mos marrë masat e duhura për mbrojtjen e gazetares.

“Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorucët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë”, shkruan Brahaj.

Reagimi i plotë i gazetares:

SJELLJA E PROKURORISË KUNDREJT KËRCËNIMEVE PËR CENSURË. Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra.

Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës ngaweb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kuptn që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.

Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorucët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.

A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokuror që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

Aktualitet aranita brahaj kercenohet gazetarja