Sport18 Qershor 2022, 18:07

Tolerancë zero nga UEFA, fitimi i Ligës së Konferencës nuk kalon pa pasoja për Romën

Shkruar nga Pamfleti
Tolerancë zero nga UEFA, fitimi i Ligës së Konferencës nuk

Tolerancë zero nga UEFA, fitimi i Ligës së Konferencës nuk kalon pa pasoja për Romën

Fitimi i Ligës së Konferencës nuk ka kaluar pa pasoja për Romën. Në rrugëtimin e italianëve prezent kanë qenë edhe tifozët, të cilët shpeshherë e kanë ekzagjëruar në stadiume të ndryshme. 

Pasi mori në shqyrtim atë çka ndodhi në tribunat e Olimpicos më 5 maj, në sfidën gjysmëfinale ndaj Leisterit,  UEFA ka gjobitur Romën me 46 mijë euro. Vendimi i marrë në Nyon ka edhe shpjegimin përkatës: “Hedhja e sendeve (20 mijë euro), ndezja e fishekzjarrëve (18 mijë euro), bllokimi i kalimeve publike (8 mijë euro)”. 

Roma triumfoi në edicionit e parë të këtij kompeticioni të ri. 

Sport Roma UEFA