
Tom Doshi “Non-Grata” nga SHBA, Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Mesazhi ishte për Edi Ramën
Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se shpallja non-grata nga SHBA e deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij është një mesazh i amerikanëve për kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa në rastin e ndalimit të hyrjes për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, Hoxha thotë se është një mesazh i SHBA për Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Deklarata e Hoxhës në emisionin “Opinion”:
Në rastin e Adriatik Llallës i kanë dhënë një mesazh Berishës dhe Metës. Në rastin e Doshit i kanë dhënë mesazh Ramës.
Për rastin Llalla ambasadori e tha hapur që ishte njeriu që u bë barrierë për Reformën në Drejtësi. Në rastin e Doshit çfarë ndodh?
Për armët kimike Doshi ka shkuar te Zëri i Amerikës dhe ka thënë haptazi që ne duhet t’i pranojmë.
Rasti i dytë kanë qenë votat për Reformën, çfarë bëri Rama, bëri një lojë tjetë dhe e përdori lidhjen e tij për të siguruar numrin e votave.
I ka çuar një mesazh në 12 të natës ambasada, të gjithë deputetëve ku iu thoshte nëse votoni kundër, do paraqiteni nesër në ambasadë.
Çfarë ka bërë Doshi, në atë rast ka bërë një listë për të mbledhur vota.
Një rast tjetër ka qenë kur PS ka përjashtuar Tom Doshin dhe Ambasada Amerikane ka dalë me një deklaratë që e ka mbështetur.
Sqarimi që m’u dha ishte ky, që ky nënseksion ka të bëjë kur persona i kundërvihen Reformës që ka mbështetur SHBA.