Sport16 Tetor 2022, 22:51

Tonali bën “heroin” në transfertë ndaj Veronës, Milani fiton mes drithëtimave dhe kthehet në zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti
Tonali bën “heroin” në transfertë ndaj Veronës,

Tonali bën “heroin” në transfertë ndaj Veronës, Milani fiton mes drithëtimave dhe kthehet në zonën Champions

Milani del me 3 pikë nga transferta e Veronës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 1-2. Vendasit ishin të pafat në minutën e nëntë, kur Veloso shkaktoi autogol dhe kampionët e Italisë kaluan në avantazh. 

Në minutën e 19, çuditërisht erdhi edhe një autogol tjetër, por këtë herë gjithçka ishte në favor të Veronës. Pas disa kombinimesh me pasime, Gunter goditi, me topin që u devijua nga mbrojtja kuqezi dhe shkoi në rrjetë. 

Ekipi i Piolit erdhi i karikuar nga dhomat e zhveshjes dhe iu afrua golit me Rebiç, por kroati nuk pati saktësinë e duhur. Kampionët e Italisë morën fitoren falë golit të Tonalit, 10 minuta nga fundi. 

Sport Milan Seria A Verona