Aktualitet10 Tetor 2022, 18:45

“Top News” pirateri lajmesh, “grabit” shkrimin e “Pamfletit” dhe e shet si investigim të vetin

Shkruar nga Pamfleti
“Top News” pirateri lajmesh, “grabit” shkrimin e

“Top Media” duket se ka arritur në pikën e saj më kritike, pasi po grabit lajme dhe investigime të mediave të tjera, duke i shitur si punë të vetën. Edhe pse kemi të bëjë me një prej kompanive më të mëdha mediatike në vend dhe që shpesh herë e shohim të flasë për pritaterinë televizive, në fakt edhe mediat e kësaj kompani vjedhin lajme.

Dy ditë më parë, “Top Channel” dhe “Top News”, publikuan një lajm ekskluziv të tyrin, ku shpreheshin se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pagur një kompani lobime në SHBA. Deri këtu gjithçka në rregull. Por pas kësaj kronike, u transmetua një kronike tjetër në “Top News”, me titull: “Politikanët shqiptarë e tradita e lobingut/ Miliona e shpenzuara për të bërë për vete SHBA”. Aty tregohet se si politika shqiptare ka lobuar ndër vite në Amerikë.

Por në fakt kjo kronikë është punë e “Pamfletit”. Në datën 16.09.2022, “Pamfleti” ka publikuar lajmin me titull: “Lobimet në SHBA/ Nga Berisha e Rama, te Meta e Basha, ja milionat që janë derdhur ndër vite për të bërë për vete amerikanët”. Nëse lexohet shkrimi në fjalë dhe nëse ndiqet kronika e “Top News”, e pasqyruar dhe në faqen e “Top Channel” në web, shihet se kemi të bëjmë me priateri të pastër. I gjithë shkrimi është marrë “copy-paste”, pa ndryshuar asnjë presje. Madje edhe faksimilet që ka përdorur “Pamfleti” nga Departamenti i Drejtësisë janë të njëjta dhe kjo dallohet lehtësisht nga kordoni i kuq anash. Shkrimi përveçse është marrë i plotë, nuk është cituar në asnjë moment që është punë e “Pamfletit”, por shitet si punë e “Top News”. /Pamfleti

Aktualitet