Politike 1 Shtator 2018, 17:16

Topalli e alarmuar pas vrasjes në Shkodër, goditje të fortë gjithë politikës: Qyteti në terrorin e plumbave, askush sR

Shkruar nga Pamfleti
Topalli e alarmuar pas vrasjes në Shkodër, goditje të fortë

“Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe… Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem”

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dhënë alarmin pas vrasjes që tronditi sërish qytetin e Shkodrës, duke ju dërguar një mesazh të fortë të gjithë politikanëve pa dallim partie, feje a ngjyre. Topalli shkruan në ‘Facebook’ se qyteti i saj ndodhet nën pushtetin e krimit dhe askush nuk i del zot.

E tmerruar nga kaq vrasje në qytetin, që njihet ndryshe dhe si ‘djepi i kulturës’, ish-deputetja demokrate shprehet se Shkodra është sot e braktisur nga të gjithë dhe qytetarët e saj janë në mëshirë të krimit. Ndërsa shton se sikur shkodranëve të mos ju mjaftojë mjerimi e papunësia e tmerrshmem, duhet të përballen dhe me terrorin e plumbave të krimit.

“Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot! Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat.

Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme. Kaq shume te vrare. Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.

Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe. Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit. Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.

Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe… Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem”, shkruan Topalli.

Politike Jozefina Topalli vrasja ne shkoder