
Tortë suprizë për Shakirën në 46-vjetorin e lindjes, këngëtarja shkul Pikenë nga ëmbëlsira (Foto-Video)
Për një nga iornitë që vetëm fati cinik dhe “i keq” mund të sajojë, dje ishte datëlindja e Shakirës dhe Zherard Pikesë. Në fakt, këngëtarja kolumbiane ka lindur më 2 shkurt 1977 dhe mbushi 46-vjeç, ndërsa ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës është dhjetë vjet më i ri. Ajo që kishte qenë një rastësi e veshur me mjaltë gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, tani është kthyer në një tallje të hidhur, pas ndarjes qershorin e kaluar…
Që atëherë, helmi është rritur gjithnjë e më shumë mes të dyve, veçanërisht pas shfaqjes së tradhtisë ndaj tij me atë që është bërë partnerja e tij aktuale, studentja e re katalanase, Klara Kia Marti.
Kulmi i inatit të ndërsjellë, pavarësisht se kishte dy fëmijë, u arrit me publikimin e këngës më të fundit të Shakirës, në të cilën superylli i muzikës latino-amerikane shkatërron thellësinë njerëzore të Pikesë, por edhe sulmon atë që e zuri vendin e saj në zemrën e lojtarit, duke e krahasuar me një Casio dhe një Twingo, kuptohet si një sinonim i cilësisë së ulët kur krahasohet me Roleks dhe Ferrari (ose vetë Shakira)…
#2Feb | Shakira cumple hoy 46 años y recibe esta curiosa torta en su casa con Piqué, un Casio y un Twingo incluidos.
Vía – europapress pic.twitter.com/HiSA70F5xJ
— 800 Noticias (@800Noticias_) February 2, 2023
Epo, të gjithë këta elementë (Pike duke treguar orën Casio në dorë dhe duke ecur me Twingo) përfunduan në një tortë datëlindjeje të dërguar në shtëpinë në Barcelonë ku qendron këngëtarja së bashku me dy fëmijët e vegjël, Milanin dhe Sashën. Ishte foleja e dashurisë e përbashkët me ish-futbollistin, tashmë është terren i ndaluar për të, pasi u përjashtua në fillim të krizës së vitit të kaluar pas tradhtisë së tij.
Dhurata u bë nga një program televiziv spanjoll, El programa de Ana Rosa. Ëmbëlsirën në fjalë, Shakira nuk e hodhi poshtë, pasi e shfaqi më vonë në një stori në Instagram, por me një mungesë mjaft të dukshme: Pikesë i ishte fshirë silueta, siç ndodhi edhe në jetën e saj.
Në vend të kësaj, si Casio ashtu edhe Twingo ishin ende aty, duke ngjallur dukshëm kujtime më pak të pakëndshme… Nje histori qe nder te tjera duket veshtire se do te kete kthesa edhe ne te ardhmen per menyren se si erdhi ndarja…