alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Tortura kolektive për makthet e Berishës

23/01/2023, 18:24
ne Forum
A A

Po pse një shoqëri duhet të vuajë makthet makbethiane të një pushtetari që ka pasur gjithçka në dorë dhe iku pa lavdi?

Shkruan Ylli Pata


-Lexo edhe:

Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare?

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Kërkojnë SHBA dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian në 2014 që Shqipëria të reformojë rrënjësisht drejtësinë e saj; gjykatat e prokurorinë, Berisha nuk e pranon.

Kërkojnë SHBA e BE(nëpërmjet Euralius dhe Obdat) që të krijohet një trupë monitoruese e përbashkët amerikano-evropiane, e të bëjë vetting; Berisha xhindoset.

Ngre pluhur lart e poshtë duke nxjerrë të poshtër ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, “lavire bulevardi” ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, drogaxhije shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Miratohet reforma në drejtësi, dhe stresi i Berishës(natyrisht edhe Ilir Metës) shkon në kulm dhe nis beteja për të ndaluar instalimin e saj. E kështu nis parodia e stisjes së kundërshtimit të Venecias, ku në fakt nuk ekziston, po loja është për tu vonuar procesi.

E, pas kësaj të gjithë panelet nisin e tjerrin këtë lesh pa folur fare për atë ç’ka sjell reforma. SHBA e BE kërkojnë të largojnë Adriatik Llallën, Berisha e nxjerr të thotë se kanë kërkuar arrestimin e tij e të Ilir Metës.

Shpall qeveria e SHBA Sali Berishën “Non grata” për “korrupsion të qenësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”- sulmohet e gjithë piramida politike e shtetit më të fuqishëm të botës.

Shpall qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “Non Grata” Sali Berishën për lidhje dhe mbështetje të krimit të organizuar, i vërvitet ambasadorit si i korruptuar.

Flet ambasadorja Yuri Kim, nuk le fjalë pa sharë për të së bashku me suitën e tij të gjerë mediatiko-politike.

Sa herë hapen hetimet për Gërdecin apo jemi më 15 mars, mjedisi publik në Tiranë intoksikohet nga problemet psikologjike të doktorit. E njëjta gjë më 21 janar, e njëjta gjë kur prokuroria thotë se ka hapur hetimet. Stres, fakte fake- paralele, kur njerëzit sytë i kanë në ballë dhe e dinë ç’ka ndodhur.

Po pse një shoqëri duhet të vuajë makthet makbethiane të një pushtetari që ka pasur gjithçka në dorë dhe iku pa lavdi? Pasi në të vërtetë njerëzit, kanë probleme plot dhe shtohen normalisht me kalimin e kohës, por kush nuk i përfaqëson, kush nuk i kanalizon, por merren me psikikën e një profili që mirë është ta marrë në dorë Ylli Pango. Ministri që e largoi për 5 minuta në 2009. Ose siç thuhet në psikanalizën moderne që për të larguar traumën, e bërë terapinë, duhet të shkruash me laps e letër të gjitha shqetësimet e t’i lexosh me zë të lartë para pasqyrës.

Sepse nuk ka logjikë që të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të botës, presidentë, Kryeministra, ministra, ambasadorë, analistë, gazetarë e çfarë mos, të kenë një inat me individin Sali Berisha, i cili në fund të fundit ka plotësuar të gjithë qerthullin politik që nuk e ka parë as në ëndërr jo vetëm Churchill-i e De Gaule, po as Stalini vetë, i cili ka qëndruar në pushtet vetëm 27 vjet.

Si ka mundësi që e gjithë bota e ka gabim, e vetëm Sali Berisha ka të drejtë? Këtu ka natyrisht mjaft të dhëna, pikëpyetje, apo edhe fakte që media, në mënyrë gjakftohtë duhet t’i analizojë dhe thurë, por vetëm kaq. Nuk mundet që i gjithë opinioni publik të shërbejë si kolltuk psikologu për pagjumësinë, makthet apo problemet e subkoshiencës. Këto i zgjidh vetë i zoti punës, ose maksimumi rrethi i afërt familjar e shoqëror. Pa i hyrë në hise pjesës tjetër.

Në çdo vend normal të botës, një njeri aktiv në politikë, nëse i vërvitet opinion kundër për fakte apo ngjarje, ka thjesht një përgjigje: të lëmë të flasë drejtësia apo historianët. Unë jam i qetë. Dhe të gjithë në darkë flenë, kush ka problem me gjumin, ka mjaft alternative…


smile
Lajmi Tjeter

Kryemadhi i thur lavde bashkëshortit: Nuk ka opozitar më të mirë se Ilir Meta, është vizionar dhe politikan shumë i zoti

Erdogan i prerë pas protestave në Stokholm: Nuk do të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Juventusi “flet serbisht” ndaj Salernitanës, bardhezinjtë ‘fluturojnë’ me Vlahoviç dhe Kostiç

Juventusi “flet serbisht” ndaj Salernitanës, bardhezinjtë ‘fluturojnë’ me Vlahoviç dhe Kostiç

07/02/2023, 22:50

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do të dërgojmë në Ukrainë 100 tanke “Leopard 1”

07/02/2023, 22:43

Merr fund aventura e Amosit, del nga shtëpia e “Big Brother Vip”

07/02/2023, 22:33

Skandali/ Publikohet lista e “Aktiv1stit”, punonjësit e gjykatave, prokurorive dhe policisë në “shërbim” të Ramës

07/02/2023, 22:30
Botërori i Klubeve, skuadra më e titulluar me një histori të përgjakur sfidon Realin e Madridit në gjysmëfianle

Botërori i Klubeve, skuadra më e titulluar me një histori të përgjakur sfidon Realin e Madridit në gjysmëfianle

07/02/2023, 22:21

Pse bien kaq shumë tërmete në Turqi?

07/02/2023, 22:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In