Bota16 Nëntor 2022, 18:26

Torturat e të burgosurve të luftës, OKB publikon raportin: Rusët u vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale!

Shkruar nga Pamfleti
Torturat e të burgosurve të luftës, OKB publikon raportin:

Torturat e të burgosurve të luftës, OKB publikon raportin: Rusët u vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale!

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka publikuar një raport në të cilin konfirmon se si Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit 9-mujor me teknika çnjerëzore, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e shufrave elektrike në organet gjenitale.

Ekipi monitorues i OKB-së me bazë në Ukrainë i bazoi gjetjet në grumbullimin e të dhënave parësore të më shumë se 100 të burgosurve të luftës në secilën anë të konfliktit që nga prilli. Intervistat me të burgosurit ukrainas të luftës u kryen pas lirimit të tyre, pasi Rusia nuk lejoi akses në vendet e paraburgimit. Sipas raportit, autoritetet në Kherson kanë zbuluar një ”dhomë torture”, ku dhjetëra burra u çuan për t’u rrahur dhe madje iu nënshtruan goditjeve elektrike në organet gjenitale. Disa prej tyre humbën jetën nga torturat, shkruan Reuters.

Dhoma e tmerrit në Kherson funksiononte si një qendër paraburgimi për të rinjtë, por në mes të marsit rusët e kthyen vendin në një burg për burrat që refuzuan të bashkëpunonin me regjimin e Kremlinit.

Përgjegjësit e qendrës nuk e zbuluan asnjëherë fytyrën, ata visheshin me të zeza”, kanë thënë dëshmitarët okulare. Një tjetër dëshmitar thotë se një i moshuar u torturua brutalisht sepse djali i tij shërbente në ushtrinë ukrainase. Ndërkohë detajet nga përshkrimi i Zhenya Dremo, një ekspert kompjuteri, janë gjithashtu rrëqethëse.

“Ata vendosnin një shufër elektrike në testikuj dhe penisin e të burgosurve ”- tregon eksperti, teksa flet për 23 qeli që sipas të cilit janë torturuar 180 të burgosur.

Bota OKB Ukrainë.