Përfundon ndeshja e javës së 28 në Premier Ligë. Totenhemi ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi këtë here “viktimë” ka rënë Kristal Palas, teksa është mundur me rezultatin e thellë 4-1.
Garet Bejl zhbllokoi takimin në minutën e 25. Uellsiani po kalon momente fantastike. Por, autori i asistit ishte Herri Kein, pasi mori fundoren pasoi te shtylla e dytë, teksa ish-lojtari i Realit të Madridit e pati lojë fëmijësh të shënonte.
Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e Totenhemit, Kristal Palas barazoi shifrat me Kristian Benteke në minutën e 46.
Me fillimin e pjesës së dytë, Garet Bejl kaloi Totenhemin në avantazh, ndërsa Herri Kein trefishoi shifrat 3 minuta më vonë.
Në minutën e 77, anglezi shënoi golin e katërt dhe dopietën e tij personale në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Totenhemi renditet në vendin e 6 me 45 pikë, ndërsa Kristal Palas mban vendin e 13 me 34 pikë.